E Diel, 1 Nëntor 2026

Një delegacion i ODHIR të hënën në Tiranë për zgjedhjet

Grupi i këtij misioni do të shikojë nga afër nevojat për përgatitjen e zgjedhjeve.

 “Synimi i misionit është të vlerësojë mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e të rekomandojë nëse është e nevojshme një veprimtari e ODIHR-it lidhur me zgjedhjet dhe, nëse po, çfarë lloj veprimtarie, për shembull një mision vëzhgues apo vlerësues, do t’u përgjigjej më mirë nevojave të identifikuara. ODIHR-i do të publikojë raportin me gjetjet dhe rekomandimet e tij pak kohë pas përfundimit të misionit”, bëri të ditur zyra e OSBE-së në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, misioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme, Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si dhe me përfaqësues të partive politike, etj. Misioni do të vizitojë Shqipërinë nga data 17 deri më 21 janar dhe vjen pas ftesës që i është bërë nga vendi ynë./Start/

                                                                                             2011-01-14 11:30
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›