E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gërdeci” dështon!

Në një proces gjyqësor që vazhdon prej gati dy vjetësh, procesi po zvarritet vazhdimisht.

Shkak i dështimit të seancës së sotme, kësaj here nuk ishin avokatët, por mungesa e të pandehurit, Sokol Ngjeci, pasi ishte i sëmurë.

Plot 29 të pandehurit në këtë proces akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në fshatin Gërdec të Tiranës, kur si pasojë e një shpërthimi në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake, humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, ndersa pati edhe shume dëme materiale në zonën përreth./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-14 14:26
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›