Dhuna ne futboll sulmohen me gure ne Berat futbollistet e Kamzes
BERAT- Nje tjeter raste ekstrem dhune eshte rregjistruar sot ne arenen e futbollit shqiptare. Situata para ndeshjes per kategorine e pare midis skuadrave te Tomorrit dhe asaj te Kamezes nuk ka ngjasuar aspak me nje situate emocionesh te futbollit por me ate te nje arene te vertete dhune. Futbollistet e Kamzes jane pritur sot me gure dhe mjete te tjera te rastit te cilat jane hedhur ne drejtim te autobusit qe ka sjell ne kete qytet futbollistet.
Dhjetra te rinje beratas kane qelluar me bresheri guresh dhe mjete te tjera te forta ne drejtim te autobuzit por fatmiresisht duke mos shkaktuar lendime tek lojetaret por vetem demtime te autobuzit. Rreth ores 1400 autobuzi me targa te Tiranes 3748 G i kompaine Vjosa Travel ka mberitur ne lagjen 30 Vjetori te ketij qyteti por ende pa mbritur ne sheshin perpara stadiumit Tomorri ku do te zhvillohej dhe ndeshja ai eshte qelluar. I menjehershem ka qene reagimi i uniformave blu te policise se ketij qyteti te cilet kishin mbritur para stadiumit per mbarvajtjen e ndeshjes.
Nen mbikqyrjen e policise lojetaret e Kamzes kane mundur qe te futen ne ambjentet e stadiumit ku eshte zhvilluar dhe faza e pergatitjes se stervitjes para ndeshjes. Por me gjithe pjesmarjen e policise ndeshja eshte zhvillua ne tesion te madh ne shkallet e stadiumit. Here pas here gjate minutave te lojes ne fushe jane hedhur gure dhe shashka.
Vete drejtori i policise se Qarkut te Beratit Altin Qato ka qene prezent ne stadium duke monitoruar punen per ruajtjen e rendit dhe te qetesise. E gjitha ndeshja eshte shoqeruar me presione nderkohe qe per incidentin e ndodhur sot perpara ndeshjes nuk ka pasur asnje reagim te policise.