Ne kerkim tre shqiptaret e arratisur nga burgu
Kontrolle dhe operacione te shumta kerkimi vazhdojne te zhvillohen nga policia italiane per kapjen e tre shtetasve shqiptare te arratisur pardje nga burgu i sigurise se larte. Sipas te dhenave ne mediat fqinje gjate dites se djeshme tre shqiptaret e arratisur jane Ylli Ndoi kreu i nje bande grabitesish gjate 2005 Leonard Myrtaj 33 vjec dhe Dritan Rexhepaj 31 vjec i denuar per trafik droge u arratisen rreth ores 1445 te se enjtes nga burgu i sigurise se larte ne Voghera. Polica tha se ata kane perfituar nga mungesa e vemendjes se gardianeve ne kohen kur ndodheshin ne oborrin e institucionit. Pasi kane dale ne sektorin e jashtem te burgut tre shtetasit shqiptare kane kapercyer gardhin rrethues dhe pasi kane dale ne rruge i kane rrembyer makinen nje gruaje dhe jane zhdukur. Sipas medieve italiane tre te burgosur shqiptare jane arratisur pasditen e djeshme nga nje burg i sigurise se larte ne Itali. Lajmi eshte konfirmuar edhe nga sekretari i Pergjithshem i Burgjeve Eugenio Sarno i cili ka theksuar se tre shqiptaret jane arratisur nga burgu i Vogheres ne provincen e Pavias. Sipas mediave italiane tre shqiptaret ishin arratisur ne momentin kur kane qene duke shetitur ne oborrin e burgut.