E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikiçe: Hernandez nuk largohet nga Palermo

Zv/presidenti i Palermos, Gulielmo Mikiçe, ka mohuar spekulimet se sulmuesi Abel Hernandez është afër transferimit në Napoli. Mikiçe ka siguruar se Hernandez nuk do të lëviz nga “Renzo Barbera”. “Hernandez te Napoli? Nuk di asgjë rreth kësaj”, tha Michiche për Radio Kiss Kiss. “Kjo është hera e parë që dëgjoj këtë lajm. Mendoj se është fantazi e futbollit. Futbollisti do të mbetet te Palermo për të treguar vlerat e tij”, përfundoi ai. Palermo gjatë kësaj vere shiti yllin argjentinas Havier Pastore te PSG për 42 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›