Fabregas: Nuk erdha te Barça të heq Ksavin
Çesk Fabregas thotë se ai nuk i është bashkuar Barcelonës për të zënë vendin si titullar të Ksavit, pasi mendon se 31-vjeçari ende ka shumë për të ofruar dhe mezi pret të luajë në krah të tij. “Mendoj se Ksavi ende ka shumë vite të mbetura në fushë. Ai bën gjëra që nuk do t’i besonit. Nuk kam ardhur për ta pensionuar Ksavin. Kam ardhur këtu të luaj me të, të garoj me Ksavin, dhe të fitoj me Ksavin. Ajo çfarë them për Ksavi vlen edhe për Andres Injestan dhe Tiago Alkantaran. Medoj se së bashku ne krijojmë një grup shumë të mirë. E di çfarë do të bëjmë. Me grupin e mrekullueshëm që jemi, ne do të bëjmë shumë gjëra të mrekullueshme së bashku”, ka thënë Ksavi për faqen zyrtare të klubit.