Murinjo rrezikon të shkarkim, po përçan Spanjën
Shkas është incidenti që ndodhi në derbin e së mërkurës midis Real Madrid dhe Barcelonës, kur Murinjo në fund të ndeshjes ka sulmuar ndihmës trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova. Murinjo ka shpëtuar pa u ndëshkuar nga federata, pasi ky incident nuk është përfshirë në raportin zyrtar të arbitrit David Borbalan. Drejtuesit e klubit të Real Madridit është nën presione të mëdha për ta larguar Murinjon, pas këtij skandali që ndodhi. "Real Madrid nuk guxon të qëndrojë pas një trajneri të tillë pas gjithë asaj që ndodhi në “Camp Nou”. Ata duhet të marrin një vendim", theksoi nënkryetari i Barcelonës, Karlos Vilarubi. Kundër sjelljes së Murinjos është vendosur edhe media spanjolle që tani i druhet një përçarjeje në kombëtaren e Del Boskes, me lojtarët e Realit e Barçës që mund të bëhen armiq me njëri-tjetrin. Siç raportohet, Real ka kërkuar nga Murinjo që të jetë i kujdesshëm dhe në të kundërtën mund të largohet nga klubi.