Interi merr Forlanin nëse s’vjen Tevez
Mançester Siti dhe Interi kanë arritur në orët vendimtare për transferimin e Karlos Tevezit dhe nëse nuk ndodh që argjentinasi të transferohet në “Meazza”, atëherë Diego Forlan do të jetë blerja më e re e zikaltërve. Mançester Siti kërkon 45 milionë euro për Tevezin, një shumë kjo e papranueshme për Interin, që po kërkon transferimin e Tevez në formë huazimi. Mediat italiane njoftojnë se nëse nuk ndodh ndonjë gjë konkrete në orët në vazhdim me transferimin e Tevez te Interi, atëherë Diego Forlan deri në fund të javës pritet të nënshkruajë me klubin zikaltër, pasi uruguajani fantastik është duke pritur telefonatën e Masimo Moratit.