E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Romelu Lukaku lojtar i Çelsit

Çelsi ka kompletuar transferimin e adoleshentit të Anderlehtit, Romelu Lukaku për një shumë prej rreth 25 milionë eurosh. Sulmuesi belg pritet të jetë në formacion për ndeshjen ndaj ËBA-së të shtunën dhe do të mbajë fanellën me numër 18 te klubi londinez. 18 vjeçari shihet si një prej sulmuesve më me perspektivë në Europë, pasi ka shënuar 16 gola në 37 paraqitje për Anderlehtin sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›