E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samir Nasri preferon Mançester Junajtidin

Mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri, raportohet se ka preferuar t’i bashkohet Mançester Junajtid para Mançester Sitit. Nasri pritet këtë javë të largohet nga “Emirates Stadium” me Sitin që flitet se do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Megjithatë, “Le Parisien”, shkruan se Nasri ka pasur një darkë me shokun e tij të QPR, Adel Tarabt, dhe i ka thënë atij se opsionet e tij të preferuara ishin Barcelona, Real Madrid dhe Junajtid. Sidoqoftë, ndryshe nga raportet, Junajtid kurrë nuk ka negociuar me Arsenalin për transferimin e Nasris, e le më të bëjë ofertë. Thuhet se Junajtid nuk kanë qenë në garë dhe as dy klubet spanjolle nuk kanë qenë të interesuara për Nasri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›