Dhuna në veri, Krasniqi: Serbia po luan me zjarrin
PRISHTINE - Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dënoi dhunën e serbëve në veri dhe plagosjen e dy ushtarëve gjermanë të KFOR-it.
Krasniqi thekson se akti i shëmtuar është shprehje e guximit që kanë marrë kriminelët për të sfiduar edhe me armë forcat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Përmes një deklarate për mediat, Krasniqi tha se plagosja e ushtarëve të KFOR-it dëshmon praninë aktive të bandave kriminale në veri dhe rrezikun që ato paraqesin.
“Plumbat e sotëm qëlluan vetëm disa ditë pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë për ripushtimin e Kosovës, madje pa përjashtuar edhe luftën e armatosur. Kjo politikë intervencioniste serbe nuk është vetëm përzierje në punët e brendshme të shtetit tjetër, por kërcënim i drejtpërdrejtë i integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë”- nënvizon Krasniqi.
“Kjo lojë me zjarrin, por edhe durimi e toleranca duhet të kenë një kufi. Duke qenë Beogradi zyrtar burimi i gjithë problemeve në veri të Kosovës, thërras bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë ndaj tij ndikimin e saj, për të shpërndarë strukturat ilegale dhe kriminale atje, të financuara dhe të mbështetura nga Serbia, me qëllim të kthimit të rendit dhe sigurimit të jetës së qetë e të lirë për qytetarët”- pëfundon deklarata e Krasniqit.
(er.nu/BalkanWeb)