Panairi “Klik Ekspo Group”, 400 biznese në një kuvend shumëgjuhësh
TIRANE - Me vështrimin drejt së ardhmes vjen për të 18-ën herë Panairi Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 25 deri më 30 nëntor 2011 në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Klik Ekspo Group e kthen Tiranën në një shtëpi që “strehon” rreth 400 biznese në një kuvend shumëgjuhësh.
Siç e ka evidentuar Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në vizitën e Tij të fundit, ky Panair “është një ngjarje e madhe për jetën ekonomike të vendit dhe mbi të gjitha për marëdhëniet e Shqipërisë e vendeve të BE-së, të cilët janë të pranishëm. Është një mundësi e jashtëzakonshme për nisjen e një bashkëpunimi të ngushtë në të gjitha fushat ekonomike”.
Klik Ekspo Group ka ndërtuar tashmë traditën e zhvillimit të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës të fundnëntorit duke krijuar besimin e nevojshëm që mundëson ardhjen çdo vit në kryeqytetin shqiptar të qindra kompanive e institucioneve.
Falë këtij përkushtimi shumëvjeçar që i afrohet dy dekadave, sot Klik Ekspo Group evenimentet i organizon si i vetmi anëtar i pranuar në Shqipëri nga Organizata Globale e Panaireve U.F.I.
Një larmi fushash, prodhuesish, shërbimesh dhe vizionesh për të ardhmen do të paraqiten për publikun e gjerë, në takime dhe forume B2B, apo B2C.
Ashtu si edhe në vitet e shkuara, Panari Ndërkombëtar i Tiranës do të jetë i organizuar me pavionet e shteteve. Kompani të suksesshme franceze, austriake, italiane, hungareze, kroate, greke, bullgare, serbe, malazeze e sigurisht kosovare do të shfaqin më të mirën e tyre për publikun.
Në vijim të një tradite tashmë të ndërtuar ndër vite, Klik Ekspo Group respekton vlerësimet dhe pritshmëritë e qindra përfaqësuesve të bizneseve pjesëmarrës e vizitorëve, në të gjitha edicionet që zhvillon me anë të nderimit në ceremoni të veçanta të personaliteteve të shquara për merita të veçanta në fushat e veprimtarive publike dhe private që janë të lidhura më këto ekspozime, zhvillimin socialekonomik të vendit, si dhe me fushën e artit dhe kulturës.
Gjatë ceremonisë së hapjes së Edicionit të 18-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Presidenti i shoqërisë organizatore Klik Ekspo Group Luan Muhametaj deklaroi se Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nderohet me çmimin “Shqiponja e Artë”, me motivacion të fokusuar në meritat dhe kontributin thelbësor në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me heqjen e vizave me vendet e BE-së, reformat e ndërmarra nga qeveria e drejtuar prej tij për zhvillimin ekonomik të vendit dhe veçanërisht lehtësitë e ndjeshme fiskale të aplikuara për biznesin.
Shoqëria Klik Ekspo Group nderon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha për kontributin e dhënë për uljen e taksave vendore, në kuadrin e mbajtjes së një premtimi elektoral për të gjithë komunitetin në kryeqytet. Vlerësohet gjitha veprimtaria e Tij si Ministër i Jashtëm dhe i Brendshëm për heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga Panairi