Dhuna nuk të çon asgjëkundi
Përdorimi i çdo lloj forme të dhunës në çdo shoqëri cilado qoftë arsyeja është kërcënim ndaj parimeve të demokracisë.
Për më tepër, sulmet e përsëritura dhe deklaratat kërcënuese të grupeve terroriste dhe ekstremiste kundër organizatave mediatike, me të cilat po përballemi tani, janë diçka më shumë, nuk janë asgjë më shumë se idiotësi e armatosur.
Nëse qëllimi i këtyre grupeve është që të heshtë pikëpamje të caktuara opozitare apo shqetësuese, ata duhet të dinë se ky është një qëllim tërësisht i dështuar.
As idetë e këqija nuk luftohen me plumba, bomba apo kokteje molotov. Ato luftohen, mund të mposhten vetëm me ide të mira.
Çdo sulm ndaj përfaqësuesve të shtypit, televizionit apo medieve të tjera është dënuar gjithmonë dhe universalisht.
Është detyra e autoriteteve të bëjnë atë që nuk ka nevojë të thuhet dhe të mbërrijnë te rrënjët e problemit.
Terrorizmi dhe dhuna duhet të çrrënjosen, kushdo qoftë objektivi i zemërimit të tyre.