Dhuna, tenton vetevrasjen e fejuara e Korinit
Tirane-Kengetari i njohur i muzikes se lehte Erjon Korini, ka perfunduar dje ne polici, si shkaktar i vetevrasjes se te fejuares se tij, M.S, e mbetur kjo ne tentative. Ngjarja e pazakonte ka ndodhur mbremjen e djeshme, rreth ores 19.30, prane ish-parkut te autobuseve ne Tirane. Vajza 21-vjecare, e cila kishte 4 muaj qe bashkejetonte me kengetarin e njohur, Korini, ka tentuar te hidhet nga ballkoni i katit te katert te pallatit. Mesohet qe kurse kishin vendosur te bashkejetonin, cifti kishte marre nje apartament, ne pallatin ku ndodhet dyqani i elektroshtepiakeve Globe. Dhuna e ushtruar nga kengetari nuk eshte duruar me nga vajza 21-vjecare, e lindur ne Durres, e cila ka vendosur te veteflijohet. Ky veprim i saj eshte pare nga banoret aty prane, te cilet kane lajmeruar policine. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e komisariatit nr.2 Tirane te mbeshtetura nga forcat RENEA. Policia ka hyre ne negociata me vajzen, e cila ne ato momente dukej shume e deshperuar. Tentativa e saj ka zgjatur vetem disa minuta, pasi nderhyrja ne kohe e policise, ka bere te mundur bindjen e vajzes, per te mos e marr ate hap veteflijues. Pasi jane ngjitur ne banese, efektivat e policise kane marre ne mbrojtje vajzen, e cila ishte ne nje situate te tronditjes psikologjike. Nen ngasherima lotesh, ajo ka treguar se dhuna qe ushtronte i fejuari i saj, kengetari Erjon Korini, e ka cuar ne ate veprim. Vajza ka treguar se dhunohej sistematikisht nga i fejuari. Megjithese kishin pak kohe qe jetonin bashke, 21-vjecarja ka treguar se qellohej shpesh pa shkak nga Erjoni. Ajo ka thene se nuk e ka denoncuar qe ne fillim dhunen, me mendimin se nje gje e tille nuk do te perseritej me. Por sa me shume kalonte koha, rastet vinin duke u perseritur. Burime zyrtare te policise, pohuan se pas denoncimit vajza eshte marre ne mbrojtjes, ndersa eshte bere shoqerimi i menjehershem i kengetarit. Ai eshte marre ne pyetje per te dhene shpjegime per ngjarjen e ndodhur. Sipas policise, ndaj Erjon Korinit, do te rendojen dy akuza ajo e ushtrimit te dhunes, si dhe e shkaktimit te vetevrasjes, e mbetur ne tentative. Nderkohe mesohet se dhuna fizike e ushtruar nga kengetari Erjon Korini, ka qene shkaku kryesor i ndarjes se tij nga ish e fejuara e pare e tij, me te cilet kishte 8 vjet qe jetonte. Erjon Korini, kengetari nga Fieri, prej disa vitesh jetonte ne Tirane, ku edhe ushtronte aktivitetin e tij muzikor. Ai eshte i njohur per disa kenge kushtuar pergjithesisht dashurise, si dueti me Greta Kocin “Kush ka faj”, kenga “Vajzat”, “Lejla”, apo edhe disa kenge te tjera mjaft te pelqyera kryesisht nga vajzat.