E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet gazetarja e TVSH-se, i rrembehet me force canta e dores Ledi Koraqi

Tirane-Grabitet ne mes te rruges nje gazetare e TVSH-se. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes, rreth ores 20.30 ne rrugen “Komuna e Parisit” ne Tirane, prane lulishte “1 Maji”. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te policise. Ne momentin qe gazetarja e TVSH-se ka qene duke ecur ne rruge, nje djale i ri e ka sulmuar me qellim per t’i marre canten. Ngjarja ka ndodhur ne sy te dhjetra personave qe ndodheshin ne lulishte, ku zakonisht pushojne te moshuar, apo luajne edhe femije. Menjehere jane sinjalizuar forcat e policise se komisariatit nr. 2 Tirane, te cilat kane kryer edhe arrestimin ne flagrance te agresorit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se per kete ngjarje u arrestua 25-vjecari Bledi Panajoti, banues ne Tirane. Gazetarja eshte marre ne pyetje per ngjarjen dhe ka shpjeguar se i riu i ka terhequr canten nga krahu dhe kur ka hasur ne rezistence, ka perdorur edhe dhune ndaj saj, per te cuar ne fund sulmin. Mesohet se brenda ne cante, vajza ka pasur disa dokumente dhe sende personale te saj. Pas arrestimit te Panajotit, i eshte sekuestruar canta e grabitur, e cila i eshte kthyer menjehere te demtuares. Ndaj te arrestuarin do te rendoje akuza e vjedhjes, veper penale e parashkuar nga neni 134 i Kodit Penal, ndersa materialet ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise se Tiranes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›