E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muze edhe për Kadarenë, Çerçizin dhe Çabejin

Projektet

Aktualisht qyteti i Gjirokastrës ka vetëm dy muze nga rreth shtatë të tillë që ka pasur deri në fund të viteve 1990. Projekti i ristrukturimit të muzeve që u debatua dje gjatë konferencës me temë “Rikonceptimin e muzeve - dëgjim publik”, organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Organizata për Zhvillimin e Qytetit Muze të Gjirokastrës Historike (GCDO) parashikon edhe ngritjen e një zinxhiri muzesh brenda dhe jashtë kështjellës. Sipas këtij projekti, ristrukturimi parashikon ngritjen e disa muzeve për personalitete të tjera të qytetit si: Ismail Kadare, Eqrem çabej, Musine Kokalari, vëllezërit Topulli, muzeun e shkollës së parë shqipe, muzeun e luftës së ftohtë dhe absurdit komunist që parashikohet të ngrihet në një nga vendstrehimet e kohës së komunizmit, kthimi i Muzeut Kombëtar të Armëve në muze të artizanatit të armëbërësve etj. “Problemi më i madh për ngritjen e tyre është mungesa e fondeve financiare”, ka thënë në mbyllje të konferencës kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›