Lejoi djegien e plehrave, hetohet
Elbasan
Nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për Esat Idrizin, 55 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan. Procedimi ndaj tij filloi pasi, duke qenë roje në pikën e grumbullimit të plehrave të qytetit Elbasan, e cila ndodhet në lagjen “Shënkoll”, rreth orës 21:30 ka lejuar persona të tjerë të paidentifikuar të djegin plehra, duke shkaktuar dëm ekologjik.
#