Dhunë dhe flakë në Athinë, ikën ministri i Brendshëm
Transformohen në akte të rënda dhune përplasjet në Athinë mes të rinjve e forcave policore, pasi një i ri 15-vjeçar mbeti i vrarë nga plumbi i qëlluar prej një agjenti policie. Adoleshenti u dërgua menjëherë në spital, por pa mundur të shpëtojë. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga ana e dëshmitarëve, dy agjentë të trupave speciale u sulmuan nga ana e manifestuesve me gurë, shkopinj e ndoshta edhe me bomba molotov. Më pas, një prej të dyve zbriti nga makina ku gjendej, duke shtënë tri herë kundër adoleshentit. Të dy tani janë në gjendje arresti, ndërkohë që agjenti që shtiu ka shpjeguar se qëlloi dy herë në ajër dhe një herë në tokë. Plumbi i tretë ka bërë rikoshet, duke e goditur 15-vjeçarin.
Situata u përkeqësua menjëherë pas lajmit për vdekjen e adoleshentit. Qindra qytetarë, më së shumti banorë të lagjes ku ndodhi incidenti, zbritën në rrugë për të protestuar kundër policisë e qeverisë së djathtë të Kryeministrit Karamanlis. Një revoltë e ashpër urbane shpërtheu, ndërsa bilanci provizor është 24 policë të plagosur dhe disa të arrestuar.
Brenda pak kohësh përplasjet e dhunshme u shtrinë edhe në qytete të tjera të vendit fqinj. Pasdreken e djeshme u shënuan raste dhune në Athinë, Selanik dhe Patras. Mijëra njerëz vërshuan rrugëve, duke vënë në shënjestër të tjera dyqane e banka, të cilat u goditën me sende të forta, apo iu vu zjarri. Në Athinë një bombë molotov e hedhur në një sallon tregtimi makinash franceze shkaktoi një zjarr të rrezikshëm. Policia u detyrua përsëri të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë të rinjtë që hidhnin gurë e sende të forta.
Rreth 5 mijë veta qenë mbledhur gjatë orëve të paradites në zonën përpara Muzeut Kombëtar, ku u vra adoleshenti 15-vjeçar. Manifestimi, i organizuar nga disa shoqata të majta, degjeneroi në akte dhune dhe e detyroi policinë të ndalonte marshimin e tyre në drejtim të shtabit qendror të policisë greke, edhe pse disa persona ia dolën të arrinin aty duke përshkuar rrugë dytësore. Rreth dhjetë bankave, dyqaneve e një komisariati policie në Selanik iu vu zjarri nga ana e protestuesve.
Gjithçka nisi të shtunën mbrëma, kur, pas përhapjes së lajmit për vdekjen e adoleshentit 15-vjeçar, një grup studentësh marshonte rrugëve së qendrës së Athinës, ndërkohë që një grup tjetër përballej me policinë përpara universitetit, teksa protestuesit u vinin flakën makinave të parkuara, kazanëve të mbeturinave, madje edhe një pallati të vogël në zonën e shtëpive shtetërore. Përballjet, në disa raste edhe shumë të dhunshme, vazhduan gjatë gjithë natës së të shtunës dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës në disa qytete greke, në disa raste duke u kthyer në beteja të vërteta të natyrës guerilase. Hedhjes së kapsulave me gaz lotsjellës, turmat e përbëra nga qindra të rinj iu përgjigjën me goditje me mjete të forta. Në Athinë studentët morën nën kontroll Universitetin Politeknik, si edhe seli të tjera universitare.
Ministri i Punëve të Brendshme, Prokopis Pavlopullos, kërkoi publikisht falje për atë që e quajti "një incident tragjik", duke shprehur në emër të qeverisë keqardhjen e thellë për vdekjen e adoleshentit. Pavlopullos paraqiti dorëheqjen nga detyra, gjë që nuk u pranua nga Kryeministri Kosta Karamanlis. Agjenti që shtiu mbi 15-vjeçarin fillimisht u mor në pyetje dhe u pezullua bashkë me kolegun që ndodhej me të, më pas të dy u arrestuan nën akuzën e vrasjes së vullnetshme.