Ministri mohon ta ketë paralajmëruar Pakistanin
Ministri i Jashtëm i Indisë mohon zërat, sipas të cilave ka paralajmëruar Pakistanin të vërë në gjendje alarmi forcat e armatosura pas sulmeve në Mumbai. Pranab Mukherje sqaroi se akuza për një telefonatë të tillë nuk ishte tjetër veç një përpjekje e Pakistanit për të shmangur vëmendjen e publikut nga fakti që disa qytetarë të tij ishin të përfshirë në ato sulme terroriste. Pakistani, nga ana e vet, këmbëngul se telefonata kërcënuese iu drejtua Presidentit Zardari nga ana e Ministrisë së Jashtme indiane.