Opozita, jo modifikimeve kushtetuese të Çavezit
Partitë opozitare të Venezuelës kanë hedhur zyrtarisht poshtë një plan të Presidentit Hugo Çavez, përmes të cilit kërkon të mbetet në majën e pushtetit për aq kohë sa arrin të fitojë zgjedhjet. Në një deklaratë të përbashkët, forcat opozitare u shprehën: "14 vjet mjaftojnë". Dhjetë vjet pasi fitoi zgjedhjet e para presidenciale në Venezuelë, Hugo Çavez po kërkon të bëjë ato modifikime në Kushtetutë, të cilat do t‘i garantonin rikandidimin në çastin e përfundimit të mandatit në vitin 1912.