Kina proteston pas takimit BE-Dalai Lama
Sipas mediave shtetërore kineze, Kina lëshoi dje "një notë të fortë proteste" ndaj Francës, pas takimit të së shtunës mes Presidentit Nikolas Sarkozi dhe kreut shpirtëror të budizmit, Dalai Lama. Agjencia e lajmeve "Xinhua" raportoi se zëvendësministri i Jashtëm kinez, He Jafei, ia drejtoi protestën ambasadorit francez në vend. "Një veprim i tillë lëkund themelet e marrëdhëniet mes Kinës e Francës, ashtu si edhe mes Kinës e Bashkimit Evropian", i tha zëvendëskryeministri ambasadorit.