E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë femrat më seksi të botës

Si çdo vit në prag festash, përhapen me shpejtësi kalendarët dhe klasifikimet nga më të ndryshmet. Sot, është radha e revistës prestigjioze amerikane "Elle", e cila ka publikuar listën e saj të dhjetë femrave më seksi të planetit. Vendi i parë i jepet femrës me linjat më të përsosura në botë, modeles çeke Karolina Kurkova, imazhi i engjëjve të "Victoria Secret", e gjatë një metër e tetëdhjetë centimetra. Kurkova është shfaqur në të gjitha kopertinat e revistave kryesore të modës. Si për çudi, në vendin e nëntë, është pozicionuar bukuroshja italiane Manuela Arcuri. Mesa duket, aktorja italiane vlerësohet shumë përtejoqeanit për linjat e saj. Pjesë e klasifikimit të "Elle" janë edhe dy ish të dashurat e aktorit Leonardo Di Caprio, modelja braziliane Bar Rafaeli (e dyta) dhe Gisele Bundchen (e katërta). Natyrisht që jashtë liste nuk mund të mbetej një tjetër bukuroshe braziliane: Adriana Lima, e cila ndodhet në vendin e gjashtë. Sipas revistës "Elle", pjesë e klasifikimit janë edhe aktore e këngëtare. Në vendin e tretë qëndron Angelina Jolie, ndërsa në të pestin është pozicionuar muza e Woody Allen, Scarlett Johansson. Aktorja spanjolle Penelope Cruz dhe këngëtarja kolumbiane Shakira, janë yjet që mbyllin klasifikimin e revistës "Elle" për këtë vit.

Karolina Kurkova - vendi i parë

Bar Rafaeli - vendi i dytë

Angelina Jolie - vendi i tretë

Gisele Bundchen - vendi i katërt

Scarlett Johansson - vendi i pestë

Adriana Lima - vendi i gjashtë

Heidi Klum - vendi i shtatë

Penelope Cruz - vendi i tetë

Manuela Arcuri - vendi i nëntë

Shakira - vendi i dhjetë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›