Dhunë në Pukë, gjyqtari Sopjani përfundon në urgjencë
Ish-gardiani i burgut anuloi një gol të pukjanëve në ndeshjen Tërbuni-Kastrioti. Ndeshja u ndërpre para kohe për shkak të dhunës nga tifozët vendas
“Topa bore hedhin... tifozët pukjanë”. Ky ishte “refreni” i ndeshjes midis Tërbunit të Pukës e Kastriotit të Krujës (1-1), të vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë së Parë e që përfundoi me goditjen e anësorit Fatmir Lamaj dhe dhunimin e gjyqtarit kryesor, Mentor Sopjani, ndërprerjen e lojës e me “transferimin” e këtij të fundit në urgjencën e spitalit të Pukës.
Ndeshja e fazës së parë kishte përfunduar me fitoren 5-1 të Kastriotit në Krujë dhe pragndeshja kishte qenë shumë e “nxehtë”, edhe pse Puka prej javësh ka qenë e mbuluar nga bora e tifozeria e Tërbunit kërkonte fitoren.
Takimi u shoqërua me dhunë verbale nga ultrasit vendas, e më pas degradoi edhe me sulme me topa bore nga tifozeria, çka solli edhe ndërprerjen e ndeshjes për gati 15 minuta.
Shkodrani Franc Ahi shënoi për Tërbunin në minutën e 15-të të ndeshjes, duke çuar në delir tifozerinë vendase. Më pas nisën edhe disa vendime të pakuptueshme të gjyqtarit Sopjani dhe të asistentë të tij. Në minutën e 33-të të ndeshjes nisi edhe irritimi i parë i madh i tifozëve, pasi sipas burimeve nga Puka, gjyqtari kryesor, Mentor Sopjani, nuk u tregua në lartësinë e duhur në disa vendime të tij. Një top i fortë bore i ardhur nga shkallët e stadiumit goditi anësorin Limaj, që solli edhe dëmtimin e këtij të fundit dhe ndërprerjen e parë të ndeshjes.
Edhe pjesa e dytë ishte e tëra nën “breshërinë” e topave të borës, ku kulmi arriti me anulimin e një “supergoli” të realizuar në minutën e 55-të nga ana e Arenc Dibrës për Tërbunin e Pukës, që sipas drejtuesve të klubit pukjan, ishte i rregullt.
Vendimi e irritoi edhe më shumë tifozerinë vendase, duke goditur edhe më shumë me topa bore anësorin e ndeshjes. Në minutën e 78-të Kastrioti barazoi me anë të zëvendësuesit Prela. Në minutat shtesë Sopjani nuk dha një penallti, të “pastër” sipas vendasve, çka irritoi edhe më shumë tifozerinë vendase, që në minutat e fundit u tregua shumë agresive me gjyqtarët dhe e detyroi Sopjanin të ndërpresë lojën pa përfunduar edhe dy minutat shtesë.
Dhuna mbi Sopjanin ishte e pamëshirshme, duke e detyruar këtë të fundit t’i drejtohet urgjencës së spitalit të qytetit verior.
Skeda
TËRBUNI-KASTRIOTI 1-1
Shënues: 15’ Ahi / 78’ Prela
E shtunë, 28 Shkurt 2009, ora 14:30 , në stadiumin “ Isamil Xhemali” Pukë.
Tërbuni : Selimaj, Kepi, Neziri, Dibra, Sykja, Beqiri (65’ Meta), Tafili, Terolli, Perfati (57’ Gokaj), Rraboshta, Ahi(35’ A.Dibra). Tr. Bujar Mehaj
Kastrioti : Mustafa, Caca, Hoxha, Lila ( 68’ Prela), Shala (50’ Miçiç), Roshi, Kolori, Osuji, Gogaj, Ziambo, Braho. Tr. R.Ndreu
Gjyqtarë: M.Sopjani
Kartona të verdhë : 17’ Ahi, 22’ Rraboshta, 38, A.Dibra / 56’ Shala
Kartona të kuq : 50’ Terolli
2 Mars 2009