E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Tiranës, së shpejti me faqe të re interneti



Universiteti i Tiranës do të ketë së shpejti një faqe të re interneti, e cila, përveç të dhënave standarde që ka pasur deri tani, do të ketë të reja interaktive, për t’u ardhur më shumë në ndihmë studentëve të tij. Faqja e re e internetit parashikon mundësi të reja në komunikimin studentë-pedagogë. Çdo pedagog, qoftë titullar apo asistent, në secilin prej departamenteve të Universitetit të Tiranës (UT) do të ketë një e-mail të afishuar në këtë faqe interneti, si e-mail-i zyrtar, me @unitir.edu.al, ku studentët do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me pedagogun për çështjet mësimore, duke krijuar një sinergji studentë-pedagogë. Web-i do të krijojë mundësinë e anëtarësimit për të gjithë të interesuarit. Në të do të ketë dhe informacione të nevojshme mbi studentët, si pranimet, tarifat, datat dhe çdo të dhënë tjetër që i nevojitet studentit, para dhe pasi të studiojnë në UT.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›