E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasarela milaneze 2009. Moda femërore, këmbë të zbuluara dhe çorape të gjata

Gjigantët e modës propozojnë që femrat këtë sezon të nxjerrin në pah bukurinë e këmbëve të tyre duke i kombinuar fundet apo fustanet e shkurtra me geta ose çorape pak të gjata

Propozimi i shtëpive më të rëndësishme të modës në javën e modës femërore në Milano për sezonin e ardhshëm është joshës dhe i thjeshtë: “Këmbë të zbuluara që vënë në dukje bukurinë femërore, të kombinuara me çorape të gjata (kalcetoni) ose me geta sipas rastit. Gjithsesi, ajo që lihet të kuptohet është tendenca për të qëndruar larg fustaneve të gjata deri në fund të këmbëve për këtë vit, këshillë e vlefshme për ato femra që u intereson gjithmonë të jenë në modë. Fotografitë e sfilatës janë marrë nga uebsajti “tgcom.it”. Në pasarelat milaneze të modës femërore janë ngjitur modelet e Emporio Armanit, Kristina Ti-së, RoçoBaroços, Enrico Coverit, Frankie Morellos dhe Bluegirl. Të gjithë pa dallim kanë shfaqur tendencën e sezonit për të zbuluar këmbët duke e kombinuar fustanin me çorape ose geta në varësi të okazionit. Sa u përket ngjyrave, mund të përdorni ngjyrat e errëta ose ato të zjarrta: të zezën, grinë, të kuqen, bezhën dhe violetën. Duhet pasur parasysh që veshja të mos ngarkohet me aksesorë të tepërt e të panevojshëm për të mos e rënduar dhe për të shfaqur origjinalitet në një shkallë sa më të lartë.

Deklarata e liderit të grupit “KISS”

Paul Stanley: “Këngët e vjetra nuk vdesin kurrë”

Paul Stanlei, frontmeni i grupit legjendar të muzikës fresh, “Kiss”, është i bindur se rokerët veteranë kurrë nuk do të lodhen duke i kënduar këngët e tyre të vjetra, sepse do të ishte shenjë mosrespektimi ndaj fansave të tyre po të mos këndonin hitet më klasike. Hitbërësit e këngës “I was made for loving you baby” u formuan në vitin 1972 dhe kanë shitur më shumë se 85 milionë albume anembanë botës gjatë karrierës së tyre. “Këndimi i këngëve tona klasike vetëm sa na ka shtuar oreksin për të hyrë sërish në studio dhe për ta shndërruar atë në një material të ri muzikor”, – thotë Stanlei, duke shtuar se “këngët tona më kanë kënaqur personalisht dhe kanë bërë të lumtur shumë njerëz të tjerë. Do të ishte shenjë mosrespektimi të heqim dorë nga diçka që ka aq shumë rëndësi si për ne, edhe për fansat”.

2 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›