E Diel, 1 Nëntor 2026

Përnaska: Vota e Shqipërisë në Strasburg nuk është ngrirë

Lajla Pernaska, perfaqesuese e delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te KE-se thote gjate nje interviste telefonike  per Alsat se vota e Shqiperise ne Starzburg nuk eshte ngrire ne asnje moment.

"Po ne kuadrin e procedurave qe ka Keshilli i Evropes, ku te henen e
pare, te sezonit te pare te janarit, behet ratifikimi i te gjitha
kredencialeve te shteteve anetare. Pati nje kontestim seancen e djeshme,
iu kalua automatikisht komisionit te rregulloreve, procedurave
institucionale, i cili ne mbledhjen e tij me te pare, mengjesin e dites
se sotme shqyrtoi ceshtjen e kredencialeve te Shqiperise dhe u konfirmua
qe ne te gjitha shkallet e procedurave qofte ne nivel institucional
parlamentar ne Shqiperi, qofte dhe ne marredheniet proceduriale me
Keshillin e Evropes nuk ka asnje lloj problemi ose devijimi dhe me
unanimitet te plote komisioni i rregulloreve dhe procedurave te KE,
votoi pranimin e kredencialeve te delegacionit shqiptar. Vendet e
anetareve te PS jane trishtueshem bosh edhe ne kete delegacion si ne te
gjithe delegacionet e tjera, dhe ne kete Asamble sepse jane jashte
parlamentare, anetaret e PS ose ato perfaqesuesit e zotit Rama. Duke
qene jashteparlamentare nuk mund te njihen ne nje Asamble qe ka
perfaqesi pikerisht parlamentare te vendeve perkatese, eshte shume e
thjeshte ceshtja", thote per Alsat nga Strazburgu, Lajla Pernaska.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›