Zvicra distancohet nga qëndrimi Del Pontes
Qeveria e Zvicrës distancohet nga deklarimet e Carla Del Pontes, aktualisht ambasadore ne Argjentinë, e cila kishte mbështetur raportin e Dick Marty-t për trafikimin e organeve ne Kosove. Ministri i Punëve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, ka thirrur kryediplomaten e Zvicrës ne Tirane, për te ndare shqetësimin mbi këtë raport. Haxhinasto tha se hetimet për këto akuza janë zhvilluar ne vitin 2003 dhe u vërtetua se nuk janë te vërteta. Ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler, tha se deklarimet e Del Pontes janë pikëpamje personale dhe nuk shprehin aspak qëndrimin e shtetit qe ajo përfaqëson.