E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Për regjistrimin te pyeten pakicat

Minoriteti grek ne Shqipëri kërcënon me kontestim dhe mosnjohje te regjistrimit te popullsisë. Sipas kreut te PBDNJ, 3 muaj para se te nise puna ne terren, i gjithë procesi është i paqarte dhe jo transparent. Ne këtë pike zoti Dule apelon për dialog mes qeverise dhe pakicave kombëtare. Duke iu kthyer zhvillimeve politike te ditës, ne konferencën e degës se Tiranes, kreu i PBDNJ tha se niveli i demokracisë ne vend është ne pike kritike. Sipas Dules, përgjegjëse mbetet qeveria e kryeministrit Berisha, e cila sipas tij, buron nga vota e vjedhur. Ne konferencën e degës se tiranes kreu i PBDNJ u kërkoi strukturave lokale te orientojnë fushatën e zgjedhjeve lokale tek përfaqësimi me sa me shume këshilltarë ne njësitë vendore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›