E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Shqipëria ne krize demokracie

Nën pushtetin e kryeministrit Sali Berisha demokracia shqiptare po përjeton krizën më të rëndë në këto 20 vite. Ky është konstatimi i Partisë me te madhe opozitare ne vend, e cila e mbështet qëndrimin e saj edhe ne analizën e Njësisë së Inteligjencës pranë revistës prestigjioze britanike "The Economist". "Për të dytën herë rresht, në raportin "Indeksi i Demokracisë", Shqipëria nuk klasifikohet si një vend demokratik, por si një regjim hibrid, pra si një regjim ku zgjedhjet kanë parregullsi të konsiderueshme dhe nuk janë të lira e të ndershme, ku qeveria ushtron presion mbi partitë opozitare, ku kultura politike, funksionimi i qeverisë dhe pjesëmarrja e publikut në politikë janë tejet problematike dhe jo të denja për një sistem demokratik," u shpreh deputeti i PS, Ilir Beqja. Indeksi i Demokracisë e rendit Shqipërinë te 84-ën ndër 165 vende. Raporti është shqetësues për përkeqësimin e mëtejshëm të lirisë së medies nën presionin e qeverisë gjatë vitit 2009-2010. Sipas selisë roze, këto janë arsyet pse Shqipërisë iu refuzua statusi i vendit kandidat për ne BE. Prestigjiozja britanike raportoi se vendi ynë është në grupin e "regjimeve hibride", në pozicionin e parafundit, para se të kalosh në "regjime autoritariste". Indeksi bazohet në pesë kategori që përcaktojnë nivelin demokratik: duke nisur me procesin zgjedhor, liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike dhe kultura politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›