E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Ndryshime në Kushtetutë

Ish-presidenti Alfred Moisiu , i propozon klasës politike, ndryshime kushtetuese të cilat sipas tij janë të domosdoshme për funksionimin siç duhet të institucioneve në vend. Në një intervistë për Vizion Plus Z. Moisiu rendit ne mënyrë te detajuar arsyet e këtyre ndryshimeve, për t'i dhenë me shume kompetenca presidentit, duke ndihmuar edhe funksionimin e parlamentit e te gjyqësorit. Të gjitha këto propozime vijnë nga një grup intelektualësh e personalitetesh të shquara në vend, të cilët në 14 dhjetor, kanë krijuar dhe forumin civil. Z. Moisiu sqaron se kjo nismë mori nxitje nga shqetësimi qytetar i shoqërisë civile dhe i faktorëve të tjerë jo partiake për gjendjen e krijuar në vend. Ngërçi politik mosfunksionimin i duhur i institucioneve, sipas Z. Moisiu e bëjnë demokracinë jo funksionale dhe jo ne përputhje me frymën e vërejtjeve të paraqitura nga faktori ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›