Dhunim i historisë
07/06/2005 Në vazhdim të debatit rreth hajdutërisë së Qosjes; Rreth qëndrimeve të matrapazit të historisë, Hakif Bajrami, pion i R. Qosjes
Pritja ime e gjatë, rreth 2 muaj, që Rexhep Qosja të del vetë e të thotë bile diçka rreth hajdutërisë që bëri me rastin e një botimi të tij rreth shpërnguljes së shqiptarëve sipas projekteve serbe, ishte e kotë. Sedra e “Të Madhit” nuk e lejoi. Mirëpo, intriganti, si gjithmonë këto 35 vjetët e fundit vazhdoi të veprojë përmes pionëve dhe lakejve që i ka prodhuar me bollëk gjatë sundimit të tij të gjatë despotist. Për këtë rast në Prishtinë këto ditë e gjeti vetëm një mjet, mjaft kompromitues edhe për të dhe gjithë botën e shkencës, H. Bajramin, ndërkaq në Tiranë kishte arritur ta gjente më parë gjithashtu vetëm një mjet tjetër, Sabri Godon, për t’i dalë në mbrojtje marrëzive të Qosjes. Lakeu i parë, H. Bajrami, as që ishte në dijeni se Qosja po bën libër për shpërnguljet e shqiptarëve. Qosja vetëm ia kishte përdorur emrin si përkthyes, ndërkaq ai nuk ishte përkthyes i asnjë fjalie. “I Madhi” ynë erdhi deri aty sa të kërkojë mbrojtje nga një halucinant i historisë, shkrimet e të cilit janë të përshkuara nga improvizimet dhe gënjeshtrat dhe asnjë njeriu normal nuk i hyjnë në përdorim.
Në hulumtimet historike e kuptoj distancën kohore në trajtimin e ngjarjeve, personaliteteve dhe fakteve historike mbi bazë të materialeve arkivore, por dhunuesi i historisë, H. Bajrami, nuk ka pasur nevojë të presë vite e dekada dhe shkase të të tjerëve për të reaguar ndaj librit tim “Spastrimet etnike”, i cili ka më tepër se dy vjet që është legalisht në treg. Pse nuk u prononcua deri tash rreth librit tim, por priti që R. Qosja, për ta mbuluar një amoralitet, ta detyrojë të reagojë dhe të gënjejë. Dhe, i prirë nga matrapazllëqet si pjesë e historisë së tij jetësore dhe pas presionit të tmerrshëm të Qosjes, që zgjati plot një muaj e gjysmë, na doli trabanti ynë i historisë.
Në hartimin e librit tim “Spastrimet etnike” (2003), puna ime konsiston në mbledhjen dhe sistemimin e dokumenteve dhe teksteve kryesore në një vend për spastrimet etnike të shqiptarëve nga regjimet serbe dhe komentin e bërë për synimet e tyre. Meritën më të madhe për këtë punë e kanë megjithatë përkthyesit e materialeve (I. Ajeti, R. Ismajli, Vehap Shita, S. Maqedonci, E. Basha, Mimoza Dushi), që dhanë edhe lejën për botimin e tyre. Gjithë kontesti rreth librit të R. Qosjes është te autorësia e përkthimit të disa dokumenteve, të cilët nuk janë pothuajse zbulim i askujt, sepse çdo intelektual shqiptar ka mundur t’i ketë ato; disa nga këto dokumente unë me shokët e mi kishim arritur t’i sillnim edhe në Shqipëri në kohë shumë të rënda. Në librin tim në fund të çdo teksti jepet në fusnotë burimi prej nga është marrë teksti, vendi, viti, faqja dhe emri i përkthyesit.
R. Qosja në librin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve...” nuk tregon se kush çka ka përkthyer, por vetëm i jep disa emra në listën “toptan”, ku i dyti në listë është emri i H. Bajramit. Këtë fakt nuk e dija, sepse librin e Bajramit nuk e kisha parë ndonjëherë; e gjeta pasi ia dhashë përgjigjen Toçit, pra pas 25 prillit 2005. Po ta kisha pasur këtë botim të tij në dorë para kësaj date, Toçi do merrte një përgjigje tjetër.
Dhunuesi i historisë, H. Bajrami, që në fillim të reagimit të tij gënjen kur thotë se te libri i tij “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi” z. Vehap Shita, kritik letrar, është vetëm redaktor. Z. V. Shita nuk është vetëm redaktor, por edhe përkthyes, lektor dhe korrektor. Në kopertinë të librit shënohet: “Përkthimet nga serbishtja, lektura e korrektura: Vehap Shita”. Një komenti të gjatë këtij botimi ia kishte bërë prof. Pajazit Nushi dhe vërtetë nuk dihet ç’ autorësi ka H. Bajrami. Ndërsa botuesi i “Toenës” Toçi në gazetën “Metropol” të Tiranës të dt. 21 prill 2005 thotë se të gjitha materialet “përveç ‘Programit të Partisë Radikale Serbe 1991’, janë përkthime të dr. Hakif Bajramit dhe janë marrë nga libri i tij “Dëbimi dhe shpërngulja...”. Kjo është gënjeshtër. T’i besohet asaj që shkruan në libër apo botuesit të “Toenës”? Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me pohimin e Toçit se “me dr. Hakif Bajramin është nënshkruar një marrëveshje për përdorimin e këtyre përkthimeve nga libri i tij, pjesë të të cilit janë edhe përkthimet e zotit Vehap Shita”. Nëse me të paska nënshkruar marrëveshje (edhe “historiani” H. Bajrami nuk e pohon të ketë nënshkruar marrëveshje), po pse atëherë nuk nënshkroi marrëveshje me përkthyesit e tjerë, me z. V. Shita, me Mr. M. Dushi, me mua e të tjerë. Ose, pse “Toena” nuk bëri marrëveshje me botuesin e librit, me “Shoqatën për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Tyre”?
Asnjë hulumtues serioz e i ndërgjegjshëm në Kosovë nuk beson në punën “hulumtuese” të torollakut tonë, H. Bajramit, në të “dhënat dhe faktet” që ai i prezanton. Librat e tij është marrëzi dhe gjynah t’i merrësh në dorë e lëre më t’u referohesh! Në vargun e shumë shkeljeve profesionale deri në nivel të skandaleve për ngjarjet dhe personalitetet historike, do t’i zë në gojë vetëm disa.
Së pari, ngjarjet dhe personalitetet historike i trajton sipas konjukturave politike: në vitet e 80-ta të shek. të kaluar bënte një shkrim afirmativ për M. Popoviqin, ndërsa në vitet e 90-ta shkrimin tjetër kundër M. Popoviqit; në vitet e 80-ta një shkrim kundër B. Pejanit, në vitet e 90-ta shkrimin tjetër afirmativ për B. Pejanin; në vitet e 70-ta bartës të LNÇ-së në Kosovë e vënte F. Hoxhën, por pas vitit 1981 bartës të kësaj lufte e nxirrte Ali Shukriun, gjakpirësin e popullit shqiptar; deri në vitin 1981 akademik Ali Hadri për të ishte “baba” i historisë së Kosovës, por pas këtij viti e denoncon rëndë para partisë dhe pushtetit dhe së bashku me disa kolegë të tij ia mbyllën edhe derën e Institutit të Historisë, duke mos marrë pjesë as në varrimin e tij në Pejë në vitit 1987.
Së dyti, matrapazi i historisë, në reagim thotë: “Dokumenti nuk mund të përmirësohet, ai duhet të botohet ashtu siç është në origjinal”. Por ky është i vetmi “historian” që i deformon dokumentet me vlerë historike: tekstin e Rezolutës së Bujanit të 31 dhjetorit 1943 dhe 1-2 janarit 1944, të shkruar në një gegërishte shumë të pastër për kohën, e ktheu në gjuhë letrare dhe teksti nuk është më dokument historik.
Së treti, skandalin më të madh e bëri në vitet e 80-ta kur iu bashkua historianëve diletantë të Beogradit (Dushan Plençës e të tjerëve) dhe politikës zyrtare të Serbisë për kinse gjetjen e dokumentit se ish-sekretari i OKB-së, Kurt Valdhajmi, kishte bërë krime lufte në trevat shqiptare në Ballkan. Shumë shpejt gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel”, përmes makinës së shkrimit, e zbuloi gënjeshtrën e kulluar. U prononcua edhe prof. Aleks Buda, historian i shquar dhe atëherë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke theksuar se në bazë të hulumtimeve që kanë bërë historianët e Shqipërisë në arkivat e Ballkanit dhe të Evropës nuk është gjetur ndonjë dokument për K. Valdhajmin si kriminel lufte.
Së katërti, në histori gënjeshtra kualifikohet si dhunim i saj. Të përmendim këtu vetëm një fakt: në fq. 490 të librit të tij, lidhur me elaboratin e V. Çubrilloviqit “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re” të vitit 1944, thotë: “Këtë elaborat të akademik Vasa Çubrilloviqit e kemi zbuluar në vitin 1979” (!). Është kjo një gënjeshtër sui generis. Të gjithë historianët në Kosovë e dinë se këtë elaborat e ka zbuluar dr. Seit Lipa gjatë hulumtimeve në një arkiv të Beogradit në fillim të viteve të 80-ta. Por dr Seiti i ndjerë si autor nuk e botoi dokumentin dhe nuk e dha as burimin. Në prani të dr. F. Rexhepit dhe dr. J. Bajraktarit ia pata kërkuar referencën, por mora përgjigjen negative. Mirëpo, teksti i fotokopjuar tashmë e kishte marrë dheun dhe përdorej si dokument, në cirilicë, me nënshkrim të V. Çubrilloviqit. Si të tillë, pa referencë, e përdor shkarravitësi i historisë, H. Bajrami. Po ta kishte gjetur ai, do ta jepte burimin. Tash, kur dr Seiti nuk është më midis nesh, përpiqet të gënjejë!
Së pesti, te përdorimi i shifrave nuk mërzitet që ua shton në fund nga një zero dhe 5.000-ishi i bëhet 50.000, 50.000-ishi 500.000 etj. Në Turqi thotë janë herë 5 milionë, herë 10 e herë 15 milionë shqiptarë, ndërsa burimin e ka “konfidencial”, i marrë, sipas tij, nga shërbimet e jashtme konzulare-diplomatike (!).
Së gjashti, në tubime të ndryshme në vitet e 90-ta H. Bajrami u thoshte njerëzve se kufiri ynë është te “Molla e Kuqe”, do të thotë deri të Nishi e Bella Pallanka (!). Një punëtor i thjeshtë tha para luftës në Zvicërr: “Unë jam pa shkollë, por do njerëz që ju i dërgoni te ne, si Hakif Bajramin, që thonë se kufiri është te Molla e Kuqe, nuk më duhet shkollë që ta di se kjo nuk është e vërtetë”!
Së shtati, vetëm historianët alla Bajrami mund ta pranojnë pohimin se një libër i R. Qosjes i viteve të 90-ta paska “luajtë rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjës kombëtare në Kosovë”(!). Ndërkaq, nuk kaluan as 10 vjet, popullin të cilit ia “zgjoi ndërgjegjen kombëtare”, vetëm pse nuk e votoi në zgjedhjet e vitit 2000 e quajti “qen” dhe “kudra” dhe atë me rastin e vënies së shtatores së Skënderbeut në Prishtinë (!).O historian i Bardovcit, a thua deri atëherë shqiptarët e Kosovës paskan qenë pa ndërgjegje kombëtare dhe a thua Skënderbeu, kjo figurë e madhe historike, e meriton një ofendim të tillë?! Po të ishe historian dhe të kishe një grimë kuraje qytetare e njerëzore do ta ngritëshe zërin kundër këtij mjerimi, kësaj fyerjeje të rëndë dhe krimi të Qosjes.
Së teti, ky diletant dhe rrenc të bën edhe të qeshësh. P. sh. kur thotë se i paska përkthyer disa tekste nga frëngjishtja (ai nuk di asnjë fjalë frëngjisht; madje nuk di të shkruajë as shqip dhe këtë e dinë të gjithë lektorët dhe redaksitë!), për të shkuar edhe më larg kinse akademikët R. Ismajli dhe E. Basha i paskan përvetësuar përkthimet e tij për disa tekste të librit tim (!), këta që flasin e shkruajnë rrjedhshëm frëngjisht dhe që kanë përkthyer dhjetra libra nga kjo gjuhë në shqip! Nuk e kurseu as akademik Idriz Ajetin për “përvetësimet” e teksteve të tij! Etj. etj.
Së nënti, injoranti ynë është ndër “historianët” e rrallë në Kosovë që, për para, përmes disa shabllonave përkatëse të shkruaj afirmativisht histori për baballarët, gjyshërit ose stërgjyshërit e pasanikëve, qofshin ata edhe cuba apo hajna të kohës.
Njëherë tjetër do të flasë vetë matrapazi Bajrami për vetë matrapazin H. Bajrami!
Sa për lexuesit një informatë: R. Ismajli e ka botuar raportin e famullitarëve shqiptarë, misionarë të “Propaganda Fides” të 5 majit 1930 në “Rilindja” në disa vazhdime nga dt. 31. 07. 1990 deri në mbyllje të gazetës nga regjimi i Millosheviqit. E gjeti kopjen dhe ma la në dispozicion. Në dispozicion e la tekstin “Shfarosja e shqiptarëve” edhe z. Sali Maqedonci, të përkthyer nga ai dhe të botuar si broshurë në vitin 2001. Kështu bëri edhe akademik Idriz Ajeti me përkthimin e “Naçertanies”, të botuar në revistën e ASHAK-ut “Studime”, nr. 10, 2003. Kështu bënë me kënaqësinë më të madhe V. Shita, M. Dushi, E. Basha e të tjerët. Dhe nga ky spekulant e dhunues i historisë do të marrë leje për tekstet e dokumenteve që i posedoj (në origjinal e të fotokopjuar) dhe për përkthimet që i kanë bërë njerëzit më kompetentë dhe ia kanë lënë në dispozicion shtëpisë botuese “Dukagjini”, të cilët edhe me këtë rast i falënderoj sinqerisht.
Të dashur lexues, në fund më duhet të bëjë me dije publikisht se pas polemikave rreth dukurisë së piratërisë të së R. Qosjes jam i kërcënuar nga njerëzit e R. Qosjes dhe të F. Toçit nga Tirana. Ky zanat i Qosjes ka një historik më të gjatë.