E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria pezullon referendumin

07/06/2005  ekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, do të informojë të hënën parlamentin se qeveria Blair ka vendosur që të pezullojë përkohësisht planet për mbajtjen e referendumit për kushtetutën evropiane, që ishte njoftuar se do të mund të mbahej pranverën e ardhshme. Ky zhvillim vjen megjithë thirrjen që kanë bërë udhëheqësit e BE-së që procesi i ratifikimit të vazhdojë, megjithëse votuesit në Francë dhe Holandë i thanë 'Jo' kushtetutës në referendumet që u mbajtën javën e kaluar. Tony Blair premtoi se do të mbante një referendum për kushtetutën evropiane në një moment të vështirë politik për të. Asokohe, referendumi i shërbente atij si një mënyrë për ta nxjerrë jashtë kontekstit të zgjedhjeve të përgjithshme, çështjen e rolit të Britanisë së Madhe në BE. Vëzhguesit politikë besojnë se zoti Blair u pendua për premtimin që dha dhe kjo për shkak se sondazhet sugjeruan se në Britani nuk kishte shumë entuziazëm për kushtetutën evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›