SHBA bën thirrje për ndërhyrje
07/06/2005 Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, ka bërë thirrje për ndërhyrje më efektive të Organizatës së Shteteve Amerikane në promovimin e demokracisë në Amerikën Latine dhe ishujt e Karaibeve. Në hapje të samitit që po zhvillohet në Florida të Shteteve të Bashkuara, dr.Rajs theksoi shqetësimet rreth krizës politike në disa vende të këtij rajoni. Ajo tha se duhet të këmbëngulin që udhëheqësit, të cilët janë zgjedhur në mënyrë demokratike, kanë përgjegjësi që të qeverisin në mënyre demokratike. Dr.Rajs mohoi se Uashingtoni po përpiqet që të imponojë qëndrimet e veta mbi vendet e tjera, por Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, refuzoi propozimin e saj, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të imponojnë atë që ai e quajti diktaturë globale.