E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Hagës fillon hetimet në Darfur

07/06/2005  Gjykata Ndërkombëtare e Krimit në Hagë do të fillojë hetimet zyrtare rreth krimeve të luftës në rajonin përendimor të Sudanit, Darfur. Burime zyrtare të Gjykatës thonë se prokurorët do ta bëjnë publik sot vendimin dhe se do të fillojnë së shpejti me grumbullimin e fakteve, në kuadër të paditjes së individëve. Në prill, Kombet e Bashkuara i kanë referuar gjykatës një listë me rreth 50 persona që akuzohen për përdhunim dhe vrasje. Duke filluar këto hetime, gjykata ka refuzuar këshillat që të mos fillojë para se të përfundojë konflikti, por ky hap është mirëpritur nga prokurori në rastet e gjykimeve të krimeve të luftës në Jugosllavi dhe Ruandë, gjykatësi Judge Richard Goldstone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›