E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zviceranët aprovojnë Shengenin

07/06/2005  Votuesit zviceranë kanë aprovuar me rezultat të ngushtë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian, duke pranuar të futen në marrëveshjet e Shengenit dhe Dublinit të BE-së. Rreth 54 për qind votuan pro. Ky vendim do të thotë që Zvicra, që nuk është vend anëtar i BE-së, do të hapë kufijtë, duke u bërë pjesë e zonës së lirë pa pasaporta të Evropës. Megjithë frikën se kundërshtimi i kushtetutës së BE-së në Francë e Holandë mund të inkurajonte një votë 'jo' për Shengenin dhe Dublinin, këtë herë zviceranët kanë mbështetur një ligj të rëndësishëm të BE-së. Ky është rezultati që dëshironte qeveria zvicerane. Ajo beson se hapja e kufijve është një çmim i vogël për një bashkëpunim më të ngushtë për krimin dhe azilin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›