Dhunimi i Bazes, dy në pranga, Rezart Taçi në kërkim
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, janë shoqëruar dy persona, përkatësisht Bledar Lilo dhe Yrgen Selfo. Policia bëri të ditur se këta dy persona kanë qëlluar gazetarin Baze.
Mësohet gjithashtu, se presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi është shpallur në kërkim. Dy shtetasit e ndaluar janë punonjës në kompaninë e Taçit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar në lagjen e ish-bllokut në Tiranë, kur biznesmeni Rezart Taçi së bashku me dy persona të tjerë kanë qëlluar me grushte gazetarin Mero Baze, emisionet e të cilit kanë “goditur” këtë kompani, duke e akuzuar për korrupsion.