E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohen nga burra, merren në mbrojtje nga policia

Autori i Lajmit: red.
Dhuna në familje ka shënuar dje dy viktima të tjera. Një 48-vjeçare dhe një 51-vjeçare janë marrë në mbrojtje nga policia pasi dhunoheshin nga bashkëshortët e tyre. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur dje se është plotësuar kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Manushaqe Selmanin, 48 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se bashkëshorti i saj, Mithat Selmani, 55 vjeç, me arsim 8 klasë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj sistematiksht. Duket se gjendja është bërë e padurueshme dhe 48-vjeçarja ka kërkuar dje ndihëm e uniformave blu. Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar dje nga efektivat e komisariat Nr. 2 në Tiranë. Burime zyrtare nga policia pohojnë se dje në orën 10.00, u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Dëshira Boçkën, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti Gëzim Boçka, 48 vjeç, me arsim 8 klasë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Burimet nga policia saktësojnë se bazuar në Ligjin Nr.9669, dt.18.12.2006 “Për dhunën në familje”, dy viktimat e dhunës janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërkohë që materialet për ndjekjen penale të dy të akuzuarve i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky lajm është publikuar: 03/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›