E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia shqiptare kryeson komitetin për luftën kudër krimit në kufi

Autori i Lajmit: red.
Zhvillohet në Vlorë takimi i 30-të i Komitetit të Përbashkët të Bashkëpunimit të Qendrës Rajonale të Luftës kundër Krimit Ndërkufitar (SECI). Vendi ynë ka marrë kryesinë e radhës së këtij institucioni dhe në rolin e kryetarit të tij, është drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Endri Pema, ndërsa është pjesëmarrës edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se takimi i 30-të i Komitetit Drejtues të SECI-t që zhvillohet në Shqipëri, përkon në të njëjtën kohë edhe me 10-vjetorin e krijimit të SECI-t, Qendrës Rajonale të Luftës kundër Krimit Ndërkufitar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se disa nga temat kryesore të punimeve të këtij komiteti do të jenë prezantimi dhe aprovimi i raportit të aktiviteteve vjetore për vitin 2009, marrëdhëniet mes Europolit dhe SECI/SELEC; zgjedhja e drejtorit dhe nëndrejtorit të SECI-it etj. Qendra SECI, me seli në Bukuresht të Rumanisë është një organizëm rajonal, i cili bashkon autoritetet policore dhe doganore të 13 vendeve anëtare të Evropës Juglindore.
Sipas statistikave të këtij organizmi, koha e shkëmbimit të informacionit përmes qendrës është shkurtuar me 80%, krahasuar me rastet e marrëveshjeve dypalëshe.

Ky lajm është publikuar: 03/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›