Dhunohet zyra e PBDNJ-së
FIER - Dhunohet zyra e PBDNJ-së në qytetin e Fierit. Ambientet e kësaj force politike, të vendosura përgjatë rrugës që të çon në qytetin e Vlorës, kanë njohur dëmtime të dukshme në logo, xhama si dhe në simbole. Denoncimin për këtë ngjarje e ka bërë vetë kreu i Partisë në Fier, Arqile Piperi. Ai deklaroi se ky akt i shëmtuar është dhe duhet cilësuar si një dhunim i komunitetit fierak, duke theksuar se kjo ngjarje cenon integritetin e vendit. “Nuk dua ta artikuloj një luftë politike dhe do të dëshiroja të mos ishte e tillë. Sapo erdha në mëngjes vura re se në mjediset e jashtme të zyrës gjithçka ishte thyer e dhunuar. m.r