Pekin, 1434 të arrestuar pas dhunës etnike
Agjencitë kineze të lajmeve raportojnë se policia ka arrestuar 1434 persona, në lidhje me dhunën etnike që shpërtheu në rajonin perëndimor Xinjiang, ku mbetën të vdekur 156 veta. Pas trazirave, policia dhe forcat paraushtarake e kanë marrë gjendjen nën kontroll. Raportohet po ashtu se shërbimet e telefonisë celulare janë bllokuar, ndërsa lidhjet në internet janë ngadalësuar.
Qindra protestues ujgurë u konfrontuan me forcat speciale të policisë kineze në rrugët e Urumqisë. Qindra gra, të moshuara dhe të reja, mes tyre dhe burra dolën në rrugë dhe marshuan drejt forcave të armatosura të policisë popullore kineze.
Pakistan, 12 të vrarë nga sulmi me raketa
Një aeroplan i teledirigjuar pa ekuipazh, i cili dyshohet të jetë i Shteteve të Bashkuara, ka hedhur raketa në drejtim të një kampi trajnues, të udhëhequr nga lideri i talibanëve të Pakistanit, Bajtullah Mehsud. Zyrtarët e inteligjencës thanë se gjatë sulmit, i cili ndodhi në Makin, në zonën jugore të Vaziristanit, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë 12 militantë. Zyrtarët pakistanezë besojnë se Mehsud është në radhën e të vdekurve. Që nga gushti i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar më shumë se 40 raketa kundër caqeve në këtë rajon kufitar. Pakistani i kundërshton këto sulme, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit të tij.
8 Korrik 2009