Ronaldo, këshilla Ronaldos
Braziliani: “Nuk është aspak e lehtë të kesh një skuadër me shumë yje”
Braziliani Ronaldo i dha këshillat e para portugezit Ronaldo (Kristiano), pasi ky i fundit u prezantua me Realin e Madridit, ekip për të cilin ka luajtur edhe golashënuesi më i mirë i kampionateve botërore (15 gola). “Krahasimet mes meje dhe Kristiano Ronaldos janë të paevitueshme, pasi kemi të njëjtin emër, - është shprehur Ronaldo gjatë një programi televiziv në “SporTv”, - ai (Kristiano) po shkruan historinë e tij të futbollit, ndërsa unë e kam shkruar atë dhe vazhdoj ta bëj tek Korinthiasi”. “Fenomeni” Ronaldo, i cili mbërriti te Reali i Madridit, pas transferimit nga Interi, e di shumë mirë se çfarë ndihet kur vesh bluzën me numër 9 në një skuadër të madhe si Reali i Madridit dhe me çfarë presioni duhen bërë llogaritë. “E rëndësishme, kur ke një skuadër me shumë yje, është të kesh një trajner të fortë, ne morëm rezultatet shumë të mira gjatë vitit të parë dhe në pjesën e parë të sezonit të dytë. Më pas u largua Del Boske dhe erdhi Keiroz më të cilin nuk fituam asgjë. Nuk është aspak e lehtë të kesh një skuadër me shumë yje dhe në raste të tilla një rol vendimtar luan trajneri. Më pas e rëndësishme është të rrethohesh nga njerëz të besuar si dhomat e zhveshjes por edhe gjatë ditës”, - tha “Fenomeni”, i cili tashmë po i jep fund karrierës së tij futbollistike në Brazil, me Korinthiansin, por që për fat të mirë të tij ka fituar dy trofe brenda një kohe të shkurtër, kampionatin paulist dhe Kupën e Brazilit.
Eto'o, pranë Mançester Junaitid
Mançester Junaitid është shumë i interesuar për Samuel Eto’o-në. Lajmin e dha gazeta sportive franceze “L’Equipe”. Sulmuesi i Barcelonës është i kërkuar edhe nga klubi tjetër i Mançesterit, Siti, që ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e tij dhe 10 milionë euro pagë vjetore për futbollistin. Edhe Interi e Milani janë të interesuar për të siguruar shërbimet e yllit të Barcelonës. Eto’o mund të bashkohet me “Djajtë e kuq” për të përfituar pagën, e cila i është mohuar nga katalanasit.
Sipas tabloidit anglez “The Sun”, sulmuesi holandez i Realit të Madridit, Klas Jan Huntelar, 26 vjeç, është në shënjestrën e Mançester Junaitid. “Djajtë e kuq” janë gati të bëjnë një ofertë prej 20 milionë sterlinash, duke parë se Karim Benzema, tashmë ndryshoi destinacion. Huntelar u ble nga Reali i Madridit në dhjetor të vitit 2008 nga Ajaksi i Amsterdamit.
8 Korrik 2009