E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID ndërpret debatin, Xhafaj prezent në KQZ

 

Debatin e nxehtë mes dy drejtuesve të KQZ-së, Arben Ristanit dhe nënkryetares Dëshira Subashi, e ka ndërprerë një takim i rëndësishëm i kryekomisionerit. Në orën 14:00, Ristani paralajmëroi ndërprerjen e mbledhjes për gjysmë ore, për shkak se kishte një takim të rëndësishëm. Më pas mësohej se Ristani kishte një takim me një zyrtar të USAID, në lidhje me procesin zgjedhor. Pas këtij takimi mësohet se mbledhja ka vazhduar pas takimeve që përfaqësuesi i USAID bëri me drejtuesit e KQZ-së. Ndërkohë që gjatë zhvillimit të debatit kanë qenë prezent dhe dy kandidatët e PS-së për deputetë, Fatmir Xhafaj dhe Pirro Lutaj. Ky i fundit është në listën e Fierit i nënti, mandati për të cilin po lufton PS-ja ta marrë. Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë për të shqyrtuar ditën e sotme rezultatet e qarkut më të madh në Shqipëri, Tiranën, si dhe për qarkun e Elbasanin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›