Dhunohet nga ish-gruaja, ndërhyn policia

Gruaja ushtron dhunë ndaj burrit, foto arkiv
Një 48-vjeçar nga Kavaja ka kërkuar ndihmën e policisë pasi dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshortja.
Ymer Krasnaj, babai i dy fëmijëve dhunohej sistematikisht nga ish-bashkëshortja e tij dhe ka kërkuar urdhër mbrojtjeje nga policia e Kavajës, e cila ka reaguar menjëherë, duke marrë në mbrojtje 48-vjeçarin.
48-vjeçari thotë se, prej vitesh ish-bashkëshortja e tij, 38-vjeçarja Ermira Hyka, kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe fizikendaj tij.
Ymer Krasnaj tregon se ish-bashkëshortja vazhdonte ta dhunonte edhe, pse ishte divorcuar pak kohë më parë. 48-vjeçari, Krasnaj, i ndodhur në këto kushte ka kërkua ndihmën e policisë. /Mark Brungaj/