Konfrontimi PD-PS, ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon

Sali Berisha - Edi Rama
Që pas daljes nga izolimi në vitin 1991, Shqipëria ka pasur një konfrontim mes dy forcave kryesore politike. Konkurrenca mes tyre ka frenuar reformat dhe ka lënë dukshëm Shqipërisë pas vendet fqinje si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia në përpjekje për tu integruar në BE, raporton Reuters.
BE po këmbëngul që Shqipëria të tregojë demokraci të maturuar para se vendi me 2.8 milion banorë të bëhet zyrtarisht kandidate për anëtarësim, aplikimin e së cilës e ka refuzuar dy herë në dy vitet e fundit.
Pas protestës së opozitës vitin e kaluar, e cila shpërtheu në dhunë, Be i ka kërkuar Shqipërisë rishikimin e sistemit elektoral para zgjedhjes së presidentit, por partitë ende nuk kanë rënë dakord për këtë gjë.
Edhe pse kryesisht një figurë ceremonial, presidenti ka fuqi legjislative dhe emëron Prokurorin e Përgjithshëm dhe shefin e shërbimit sekret shqiptar.
Partitë politike shqiptare do të kenë edhe katër raunde për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Në dy raundet e ardhshme, presidenti zgjidhet me 84 vota ndërsa në dy raundet e fundit do të mjaftojnë edhe 71.
Grupi parlamentar i PD-së ka 66 deputetë dhe bashkë me partitë e koalicionit qeverisës (LSI 4, PDIU 2 dhe PR 1) numri i deputetëve shkon në 73. /F.Stafa/