Dhunoi të miturin, burg pa afat 22-vjeçarit
ELBASAN - Gjykata e Elbasanit vendosi burg pa afat për 22-vjeçarin Mandi Doda, akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur nga fshati Shushicë. I riu ka dalë para trupit gjykues, i mbrojtur nga një avokat i zgjedhur nga shteti, duke dëgjuar dhe akuzën. Mësohet se i arrestuari për përdhunimin e 6-vjeçarit nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen, ndërsa ka shfaqur pendim të thellë. Në momentin e zhvillimit të seancës gjyqësore, në ambientet e gjykatës nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga familjarët e të arrestuarit. Prokurori i çështjes kërkoi masën e arrestit me burg, çka u pranua nga gjykata. Një ditë më parë, mjeku Alban Hoxha u la i lirë, pas arrestimit për moskallëzimin në polici, kur mjekoi të miturin e dhunuar. a.k