Portieri dënon Anglinë, barazim me amerikanët
Leonard Karaj
Anglia nuk arrin të fitojë përballjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo edhe për shkak të gafës së portierit të saj, Robert Grin.
U duk sikur përballja e mbrëmjes së djeshme nuk do të kishte histori, kjo pasi goli i shënuar nga Stiven Zherard që në minutën e 4-t të pjesës së parë u preu gjunjët amerikanëve. Këtë gjë e konstatoi edhe tekniku i tyre Bradli në fund të ndeshjes. “E nisëm keq ndeshjen por më pas ditëm të reagonim, kjo tregon edhe forcën e kësaj skuadre, pika më e fortë e së cilës është kolektiviteti”. Ndërsa jo edhe aq i kënaqur është dukur Kapelo, i cili gjithsesi nuk ka dashur të “kryqëzojë” portierin e tij. “Ishte një gabim që mund t’i ndodhë kujtdo. Edhe pse ndeshja u vendos nga ai episod mendoj se prodhuam shumë lojë paçka se s’realizuam më. Gjithsesi kualifikimin do ta arrijmë në dy ndeshjet e radhës”, pohoi Kapelo.
Simën, Robinson, Xhejms dhe mbrëmë Robert Grin. Nuk kanë fund gafat e portierëve të Anglisë në dy dekadat e fundit. Që prej largimit të Piter Shiltonit nga kjo përfaqësuese në fillim të viteve 90-të, skuadra britanike ka vaujtur gjithnjë për portierë. Në ndeshjen e djeshme ishte pikërisht gardiani i “Tre luanëve” që u fut në “librin e gafave”. Grin nuk arriti të zotërojë një top pa shumë pretendime të gjuajtur nga jashtë zone nga ana e futbollistit amerikan Dempsej. Topi shkoi lehtasi dhe topazi në dorën e portierit, por ky i fundit si pa kuptuar dhe krejt i hutuar i ka kaluar topi mes këmbëve drejt e në rrjetë.
Hiq këtë gafë mund të thuhet me plot gojë se u pa një Angli kërkuese në çdo cep të fushës por pa forcën e saj goditëse në repartin e sulmit. Heski nuk tregoi asgjë nga repertori i tij, ndërsa Runi u gjend shumë herë i mbuluar dhe larg portës kundërshtare. Me futjen e Piter Krauç loja u gjallërua diçka më shumë por përsëri pa rrezikuar si duhet kuadratin e mbrojtur nga Houard. Nga ana tjetër amerikanët u munduan të mbrohen mirë duke përdoruar kundërsulmin, i cili në të paktën dy raste mund t’i kishte ndëshkuar rëndë anglezët. Pas katër ditësh Anglia do të luajë ndaj Algjerisë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sllovenisë.
Vlerësimet
Anglia: Grin 4, Xhonson 5.5, A.Kol 6, Zherard 7, Terri 6, Lenon 6, Lampard 5.5, Runi 6, Milner 5, Vrajt-Filips 5.5, King 4.5, Karrager 5.5, Heski 5, Krauç 5
SHBA: Hovard 7.5, Bokanegra 6.5, Bradlej 6, Onjevu 6, çerundolo 5.5, Dempsej 6.5, Donovan 7, Klark 5.5, DeMerit 6, Altidore 6, Holden 5, Findlej 5.5, Budle 5.5
Angli-SHBA 1-1
Shënues: Zherard 4'/ Dempsej 40’
Kartonë të verdhë: Milner 26', Karrager 59', Zherard 61'/ çerundolo 36’, DeMerit 47’, Findlej 74’
Anglia: Grin, Xhonson, A.Kol, Zherard, Terri, Lenon, Lampard, Runi, Milner (Vrajt-Filips 31’), King (Karrager 46’), Heski (Krauç 79’). Trajner: Fabio Kapelo
SHBA: Hovard, Bokanegra, Bradlej, Onjevu, çerundolo, Dempsej, Donovan, Klark, DeMerit, Altidore (Holden 86’), Findlej (Budle 77’). Trajner: Bob Bradli
Anglia Statistika SHBA
18 Gjuajtje 13
8 Gjuajtje në portë 4
1 Gola 1
12 Faulle të shkaktuar 14
11 Faulle të pësuar 10
8 Goditje këndi 4
15 Goditje dënimi 11
0 Penallti 0
5 Jashtëloje 2
3 Kartonë të verdhë 3
0 Kartonë të kuq 0
32 Kohë fiktive/lojë 28
54% Mbajtje e topit (%) 46%
Kalendari
Grupi C
13 qershor Algjeri–Slloveni 13:30
Grupi D
13 qershor Gjermani–Australi 20:30
13 qershor Serbi–Ganë 16:00
Grupi E
14 qershor Holandë–Danimarkë 13:30
14 qershor Japoni–Kamerun 16:00
Grupi F
14 qershor Itali–Paraguaj 20:30
15 qershor Zelandë e Re–Sllovaki 13:30
Grupi G
15 qershor Bregu i F.–Portugali 16:00
15 qershor Brazil–Koreja e V. 20:30
Grupi H
16 qershor Honduras–Kili 13:30
16 qershor Spanjë–Zvicër 16:00