E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sytë te Mesi, shënon Hajnce



Leonard Karaj

Argjentina ka fituar minimalisht sfidën e parë në grup ndaj rivales direkte, Nigerisë. Ndonëse pritej goli i Lionel mesit, erdhi ai i një mbrojtësi, Gabriel Hajnce, i cili mjaftoi për t’u dhënë çelestave të Maradonës tri pikët e parë të këtij Botërori.
Nga ana tjetër Nigeria tregoi se nuk ishte aspak më inferiore se latino-amerikanët edhe pse goditjet në portën kundërshtare ishin më të pakta. Në fakt afrikanëve më shumë se rastet për shënim u mungoi eksperienca para zonës, pasi në dy-tre të tilla nuk arritën të konkretizonin si duhet në portën e mbrojtur nga Romero. Ndërsa Argjentina u tregua më e racionalizuar, sidomos në mesfushë duke shfrytëzuar hera-herës shpejtësinë e yllit të saj Lionel Mesi.
Skuadra e drejtuar nga Maradona shënoi shumë shpejt, që në minutën e 6-të, dhe në pamje të parë u duk sikur do të kishte një goleadë, por shënjestra e mbrojtësit të Marsejës rezultoi e vetmja e këtij takimi. Më pas Argjentina pati një seri rastesh për të realizuar, por Mesi e Higuain nuk arritën që të realizonin golin e dytë, kjo edhe për meritë të portierit të Nigerisë, Enjeama. Në dy momente portieri nigerian neutralizon parabolat e Mesit dhe në një rast tjetër ballë për ballë me Higuain e hipnotizoi këtë të fundit duke mos lejuar që topi të shkonte për herë të dytë në portën e tij.
Gjithsesi, fitorja e sotme i dha Argjentinës tre pikët e para në grupin B, tepër të rëndësishme për fatet e saj në këtë Botëror. Ashtu si 6 vjet më parë në Botërorin aziatik, ekipi amerikano-jugor e nis me një fitore minimale me Nigerinë, por në grup nuk janë më Anglia e Suedia, por dy skuadra të dorës së dytë si Koreja e Jugut dhe Greqia. Koreanët kryesojnë grupin me pikë të barabarta me Argjentinën, por me golavarazh më të mirë pasi i shënuan dy gola dje Greqisë së Oto rehagelit duke i dhënë një leksion futbolli. Ndeshja e radhës për Argjentinën është ajo e datës 17 qershor ndaj Koresë së Jugut, një sfidë ku të gjithë presin që yjet e kësaj skuadre si Mesi, Higuain apo Tevez, të zhbllokohen.

Argjentinë-Nigeri 1-0

Shënues: Heinze 6'
Kartonë të verdhë: Gutierez 41'/ Haruna 77’
Gjyqtarë: Volfgang Stark (GER)/ J.Salver dhe M.Pickel

Argjentina: Romero, Demikelis, Heinze, Di Maria (Burdiso 85’), Veron (Maksi Rodriguez 74’), Higuain (Milito 79’), Mesi, Tevez, Samuel, Maskerano, Gutierrez. Trajner: Diego Maradona
Nigeria: Enjeama, Jobo, Taivo (Uçe 75’), Shitu, Jakubu, Kaita, Haruna, Odiah, Obina (Martins 52’), Obasi (Odenvingie 60’), Etuhu. Trajner: Lars Lengerbak

Argjentina Statistika Nigeria
24 Gjuajtje 11
7 Gjuajtje në portë 1
1 Gola 0
7 Faulle të shkaktuar 8
8 Faulle të pësuar 7
10 Goditje këndi 4
10 Goditje dënimi 3
0 Penallti 0
0 Jashtëloje 0
1 Kartonë të verdhë 1
0 Kartonë të kuq 0
42 Kohë fiktive/lojë 31
58% Mbajtje e topit (%) 42%

Kore e Jugut-Greqi 2-0

Shënues: Soo Lee 7', Ji Sung Park 52'
Kartonë të verdhë: Torosidis 56’
Gjyqtarë: Majkëll Hester (ZEL)/ J. Hintz dhe M.Vazkez
Koreja e Jugut: Ryong Jung, Hyung Cho, Ji Sung Park, Voo Kim, Chu Park (Yeoul Lee 84’), Pyo Lee, Soo Lee, Yueng Ki (Il Kim 74’), Yong Lee (Sung Kim 90’), Hun Yeom, Ri Cha. Trajner: Huh Jung Moo
Greqia: Tzorvas, Seitaridis, Tziolis, Samaras (Salpingidis 59’), Papadopoulos, Karisteas (Kapetanos 61’), Karagounis (Patsatzoglou 46’), Vintra, Torosidis, Gekas, Katsouranis. Trajner: Otto Rehagel

Kore J. Statistika Greqia
18 Gjuajtje 6
6 Gjuajtje në portë 2
2 Gola 0
14 Faulle të shkaktuar 12
11 Faulle të pësuar 12
6 Goditje këndi 11
12 Goditje dënimi 14
0 Penallti 0
1 Jashtëloje 4
0 Kartonë të verdhë 1
0 Kartonë të kuq 0
41 Kohë fiktive/lojë 41
50% Mbajtje e topit (%) 50%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›