Dhunojne mjeket, dajak edhe policise
Dy te rinj, nga qyteti i Burrelit, dyshohet se ne gjendje te dehur kane goditur mjekun e rojes prane spitalit te ketij qyteti, duke vazhduar "aksionin" edhe mbi uniformat blu qe kryen arrestimin e tyre ne flagrance. Ylber Neli dhe Alket Ibrahimi, perkatesisht 32 dhe 25 vjec, kane shkuar per mjekim ne spitalin e Rreshenit mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Mes tyre dhe mjekut roje te repartit te urgjences ka nisur nje debat i ashper. Policia tha se dy djemte kane rrahur mjeket Hasan Ceni dhe Vazile Gjika. "Ndersa mberrinin uniformat blu, ne ndihme te dy te dehurve kane mberritur Artan Puka dhe Shkelqim Dervishi. Te kater keta persona kane kundershtuar me force grupin e gatshem qe mberriti ne vendngjarje", bejne te ditur burime nga policia e Rreshenit. Sipas policise, kater te rinjte u perleshen per afro gjysme ore me policine, ndersa me pare kishin thyer ne ambientet e spitalit gjithe c'kishin gjetur. Mjeket nuk kane pranuar te bejne kallezim penal, por hetuesit thane se kane prova te mjaftueshme ne ngarkim te kater personave. Sipas akuzes, Ylber Neli dhe Alket Ibrahimi do te pergjigjen per dhunen ndaj mjekeve dhe shkaterrim te institucionit spitalor, ndersa Artan Puka dhe Shkelqim Dervishi, per kundershtim me dhune te forcave te policise.
Aleksander Ndoja