Pavaresia dhe e ardhmja e Kosoves
Nga Graham Boeley*
Ne Ballkan, shume gjera nuk kane ndryshuar qekur Kosova shpalli pavaresine nga Serbia, me 17 shkurt. Ajo mbetet nje territor i vogel, i mbyllur prej 2 milione banoresh, i copetuar prej urrejtjes etnike dhe kujtimeve te mizorive. Dhe "pavaresia", me gjithe tingellimin e saj heroik, eshte nje ekzagjerim. Kosova vazhdon te jete e varur, per ekzistencen e vertete te saj, nga prania e 16000 trupave te NATO-s, si per te ruajtur rendin ashtu edhe per te c'inkurajuar cdo mendim per reprezalje nga nacionalistet tipike serbe, te cilet u rebeluan ne Beograd per te protestuar kunder ndarjes. Ne sfond, nderkohe, ngrihet nje Rusi e nxehur, aleate e Serbise, Presidenti i ardhshem i se ciles, Dimitrij Medvedev, i deklaroi botes se Serbia dhe Kosova jane ende "nje shtet i vetem".
Por, nga kendveshtrimi i Evropes, ne fakt kane ndryshuar shume gjera. Disa mijera kilometra me ne veri, ministrat e Jashtem nga 27 vendet evropiane u takuan ne Bruksel dhe rane dakord qe te pakten disa prej tyre do te ecnin perpara dhe do te njihnin Kosoven. Ne kete veprim ishte aludimi se nje dite minishteti i vogel, i porsalindur, i pasigurt dhe ekonomikisht i varur, mundet qe t'i bashkohet vete Bashkimit Evropian - mbase, ne rastin me te mire te mundshem, se bashku me armiqte e saj te papajtueshem ne Beograd.
"Une nuk e di se ne cfare date, ne cilin vit", thote Bernard Kushner, ministri i Jashtem francez, "por Kosova dhe Serbia do te jene se bashku ne Bashkimin Evropian". Ne kete menyre fillon udhetimi i Kosoves - padyshim i gjate dhe, me sa duket, plot me kthesa te gabuara - drejt nje perqafimi potencial te nje ideje evropiane qe ne vetvete ka lindur pas tmerreve te Luftes se II Boterore.
Ne ate kohe, logjika ishte te lidhte se bashku fuqite kryesore evropiano-perendimore ne nje menyre kaq te pazgjidhshme saqe nje tjeter zjarr i madh evropian do te ishte i paperfytyrueshem. Ideja ka rezistuar dhe evoluar, dhe gjate dekades se fundit ajo eshte zgjeruar ne Evropen Qendrore dhe Lindore, me shpresen per te ankoruar ne menyre te qendrueshme ish-satelitet luftarake te Bashkimit Sovjetik te vdekur brenda rrethimit te saj.
Aftesia per te marre pjese ne nje prej dy blloqeve me te medhenj tregtare te botes prej asaj kohe ka bere yje ekonomike te pakten disa prej shteteve te vogla, qe jetojne nen hijen e rivaleve etnike dhe qe te vetem mund te kishin deshtuar. Estonia, Sllovenia dhe Sllovakia me vijne ndermend. Po ashtu edhe Irlanda.
Keto suksese tregojne qe nese vendet anetare heqin dore nga pak sovranitet ne drejtim te nje autoriteti mbare kontinental, i cili mund te konsolidoje dhe mbroje edhe vendet e vogla. Evropa me ne fund mund te kete nje rruge per te hequr helmin e konflikteve rajonale dhe te lejoje qe te vegjlit te bashkekzistojne me mirebesim perkrahe te medhenjve.
Tani vjen Kosova, akoma me shume e brishte, dhe ne kete menyre ideja shkon nje hap me tej: qe identifikimi i Evropes si nje kontinent eshte bere aq i forte sa te rishkruaj vete percaktimin e ekzistences kombetare. Mbase tani, kontinenti si nje i tere mund te mbroje veteqeverisjen e grupeve kombetare shume te vogla dhe te dobeta per te formuar shtetet e veta te pavarura.
Agonia e grupeve te tilla nacionale, kur perfshihen brenda shteteve me te medha qe i shtypin, ne fund te fundit, ka qene nje burim historik sakatimesh gjenocidiste ne kontinent. Shperberja jugosllave tregoi se formula e vjeter shekullore per vetevendosjen - duke detyruar te qendrojne se bashku fise te cilat urrejne njeri-tjetrin vetem per t'i bere ata shtete te qendrueshem - ka deshtuar.
Tani ne vend te kesaj ka minishtete qe shkeputen nga themeluesit, ata mund te kene nje shans per ta realizuar ata ne cdo menyre - si zona te nje kontinenti te tere. Ky eshte kuptimi real i sovranitetit te kufizuar te Kosoves. Dhe me te vjen premtimi eksplicit qe edhe nje Serbi e tkurrur, por homogjene, nje dite mundet te marre te njejten mbrojtje dhe ushqim, nese ajo bie dakord te luaj sipas rregullave te Evropes.
"Bashkimi Evropian tashme ka treguar se mund te sherbeje si nje mjet per te kthyer ish-armiqte ne partnere", thote Charles Kupchan, nje profesor i marredhenieve nderkombetare ne Universitetin Xhorxhtaun dhe analist ne Keshillin per Marredheniet me Jashte. "Shume vende fshine veprimet e tyre se sa ata kane nevoje per te hyre ne Evrope. Mendoj se kjo do te ndodhe ne Ballkan. Kjo vetem se do te marre pak me shume kohe sepse konfliktet jane me te thella dhe ndasite etnike jane shume te gjalla dhe te forta".
Kjo te pakten eshte nje pikepamje optimiste. Ka gjithashtu shume arsye perse rruga e Kosoves drejt Evropes mund te jete nje rruge e gjate. Ricard Hollbruk, ish-ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara dhe njeriu qe ndermjetesoi marreveshjen e paqes se Dejtonit ne 1995, qe i dha fund luftes ne Bosnje, permend se nje prej aspekteve me shqetesuese te pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ka qene mbeshtetja e Rusise per forcat ultranacionaliste ne Serbi dhe per argumentin e qeverise se Serbise se shpallja e pavaresise eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare.
Rusia, me fjale te tjera, perfaqeson nje te ardhme alternative per Serbine, ne kundershtim me Evropen dhe Perendimin. "Kjo eshte nje sfide per NATO-n dhe ky eshte gjithashtu nje problem serioz ne marredheniet SHBA-Rusi", pohoi Hollbruk. Ai shton: "Ekonomikisht, Kosova nuk eshte e qendrueshme po te mos jete pjese e nje zone ekonomike rajonale qe perfshin Evropen juglindore dhe Ballkanin".
Ka gjithashtu pyetje mbi ate nese e gjithe Evropa eshte e gatshme per te perfshire Kosoven. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, jo te gjithe ministrat e Jashtem te mbledhur ne Bruksel ishin te gatshem per ta njohur ate. Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Bullgaria refuzuan, nga frika se ajo do te inkurajonte minoritetet e tjera etnike qe te shkeputeshin.
"Ata thone, 'atje per hir te Zotit nuk shkojme. Nese ne do te njohim Kosoven, atehere si mundet ju t'i thoni jo Katalonjes ose Baskeve", thote Tony Judt, nje profesor per historine evropiane ne Universitetin e Nju-Jorkut. Duke folur praktikisht, sipas Judt, perpara se Kosova te mund te bashkohet Unionit, vendet e tjera te Ballkanit do t'i jene bashkuar fillimisht atij - Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia - dhe do t'i sigurojne Kosoves nje lidhje tokesore me pjesen tjeter te Evropes qe nuk kalon permes Serbise. Te tjeret vazhdojne te mendojne se nje dite edhe Serbia do te nxitet nga premtimi i qarte i Evropes, se do te jete e mirepritur ne komunitet nese ajo largohet prej nacionalizmit drejt vlerave me te medha te Kontinentit.
Nese e gjitha kjo mund te ndodhe, atehere mund te kete nje paralele midis shembujve te suksesshem te dekades se fundit, kur ideja evropiane shenoi nje rruge drejt bashkekzistences paqesore te ish-armiqve. Sllovakia jetoj perkrah Hungarise, me gjithe pretendimet e minoriteteve hungareze ne Sllovaki; Republika Ceke dhe Gjermania perparuan me gjithe kujtimet e vuajtjeve te Cekosllovakise gjate periudhes se Hitlerit perpara dhe gjate Luftes se II Boterore, dhe shpernguljen nga ana e cekeve te gjermaneve pas saj.
"Nuk eshte 'nje toke e lumtur' ku secili do tjetrin", thote Judt. "Njerezit ju thone se si ata urrejne njeri-tjetrin". Por, shton ai, urrejtja "nuk ka asnje vlere politike, sepse Evropa e kapercen kete. Ju nuk mund te merrni me shume para prej Brukselit, nese ju e mbeshtesni politiken tuaj rreth urrejtjes etnike".
(*) Marre nga "The International Herald Tribune"