E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rob Kardashian Krenar per Rita Oren

I dashuri i Rita Orës, Rob Kardashian pas perfomancës së saj në Shqipëri me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ka shkruar se është shumë krenar me Rita Orën. Ai po ashtu e ka cilësuar Shqipërinë si një vend shumë të bukur. Kardishian ka shkruar kështu në Tëitter: "Shumë krenar me Rita Orën, ajo ka performuar para miliona njerëzve dhe para presidentit të vendit të saj. Shqipëria një vend i bukur".
Rita Ora ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme para rreth 500 mijë shqiptarëve të pranishëm në sheshin "Nëna Terezë" në Tiranë, ndersa shiu i rrëmbyeshëm që mbretëroi në kryeqytetin shqiptar.
Para Ritës performuan emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, duke nxehur kështu atmosferën, përkundër shiut që nuk u ndal në asnjë moment.
Në ora 23:25, Rita arriti në skenë e përcjellë nga kryeministri Sali Berisha, më e bukur se kurrë dhe me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë të gjelbër.
Që në fillim, ajo përshëndeti të pranishmit, duke ua uruar 100-vjetorin e pavarësisë, para se të fillonte të performonte këngën "Rock The Life".
Rita ka kënduar hitet e saj më të njohura, ndërsa e performancën e saj e ka përfunduar me këngën "Shine Ya Light”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›